Zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani sot ka qenë i ftuar nga Instituti “Junus Emre” Shkup në Kupën Ballkanikë të Shigjetarisë – “Tozkoparan Iskender”.

Siç shkruan Sulejmani, në të kaluarën Shigjeta dhe Harku kanë qenë nga elementer më të rëndësishëm që kanë percaktuar stilin e jetës në shoqëri.

Statusi i Plotë:

Kisha nderin dhe kënaqësinë të jem i ftuar nga Instituti “Junus Emre”, ku në hapësirat e Arabatit u organizua dita finale e Kupës Ballkanike të Shigjetarisë – “Tozkoparan Iskender” e organizuar nga Instituti Junus Emre dhe Fondacioni i Shigjetarëve!
Në të kaluarën shigjeta dhe harku kanë qenë nga elementët më të rëndësishëm që kanë përcaktuar stilin e jetës në shoqëri, dhe kjo traditë e lashtë ka ardhur përsëri në jetë në fushën e sportit dhe vazhdon edhe sot si në Turqi dhe jashtë saj nën udhëheqjen e Fondacionit Shigjetarët!
Në ditën finale rreth 100 garues konkuruan mes veti, ku u bë edhe përzgjedhja e tre më të mirëve. Kisha nderin që edhe të ndaj njërin nga çmimet fitues!
Gjithashtu, dua të përgëzoj drejtorin e Institut “Junus Emre” Serhat Kulla, për organizimin e shkëlqyer!