Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Zinedine Zidane i ka thënë skuadrës se ai do të largohet nga klubi në fund të sezonit 2020-21, raporton Goal.

Francezi zbuloi vendimin e tij në dhomën e zhveshjes përpara barazimit të së dielës së kaluar 2-2 ndaj Sevillas në La Liga.

Kjo do të jetë hera e dytë që ai jep dorëheqjen nga posti, pasi u largua më parë në vitin 2018.

Real Madridi mund ta përfundojë sezonin pa asnjë trofe, megjithatë janë ende në garë në La Liga, por duhet të shpresojnë në gabimin e Atletico Madridit.