Skuadra e Cristian Brocchi ka dështuar që të ngjitet në elitën e futbollit italian pasi që nuk ka mund ta përmbysë rezultatin 3-0 të ndeshjes së parë, edhe pse ata përfunduan sezonin në vendin e tretë të Seria B

Mario Balotelli përsëri do ta konsiderojë të ardhmen e tij në futboll pasi që Monza ka dështuar që të promovohet në Serie A për shkak se është eliminuar në Cittadella të enjten në barazh.

Ish reprezentuesi i Italisë, ishte padyshim emri kryesor në këtë skuadër ambicioze që kërkonte të ngrihej në ligë këtë sezon.

Por humbja prej 3-0 kundër skuadrës së vendit të gjashtë të Roberto Venturatos ishte tepër e madhe, pavarësisht se 30 vjeçari shënoi dy herë dhe ishte gati që ata ta përmbysin rezultatin.

Shpjegohet transferi i Balotellit në Monza

Sulmuesi, ka një karrierë tepër të paqartë kohëve të fundit prej që ishte larguar nga Nice në fillim të 2019, kurse shkoi në një skuadër të sapopromovuar në dhjetor me gjashtë muaj kontratë.

Balotelli, pjesërisht, u rikthye për t’u bashkuar me disa figura nga ditët e tij të lavdisë me Milan ku ishte ish pronari i Milanit, Silvio Berlusconi bashkë me ish trajnerin e tij, Cristian Brocchi.

Me disa paraqitje të tij në ligë pasi shkoi atje dhe me dy ndeshjet e playoffit, ai shënoi gjashtë gola në total për klubin, duke i ndihmuar ata që të synojnë kalimin në Serie A.

Çfarë mund të ndodh tani pas këtij eliminimi

Me një kontratë afat-shkurtër, janë ngritur pyetje përsëri për të ardhmen e Balotellit, por Monza sigurisht se do të jetë më e mirë se tani në sezonin e ri.

Pasi që ka arritur që të përfundojë në krye të tabelës në sezonin e tyre të parë pas kthimit në Serie B, tifozët mbesin më shpresë se ata do ja dalin më mirë në sezonin e ri.

Cittadella, mund të arrijë të hyjë në Serie A për herë të parë në historinë e tyre 50 vjeçare, prej që kishte humbur këtë mundësi dy vite më parë, ku kishte humbur nga Veronë në finalen e barazhit.