Politikanë, biznismenë, artistë dhe fytyra të ndryshme publike në sfera tjera nga tani planifikojnë kandidimin për të parin e kryeqytetit.

Në garën për kryetar të qytetit të Shkupit përflitet të kyçet Sofija Kunovska, e cila më herët ishte deputete dhe këshillatare në këshillin e qytetit. Në lidhje me këtë çështje ajo u përgjigjë: “Kur do të vijë koha, do të ju përgjigjem”.

Gjithashtu në garë për kandidim përflitet edhe Beni Shakiri si kandidat i një subjekti politik, mirëpo ende nuk dihet nga cili subjekt.

Nga Bashkimi Demokratik kohë më herët përflitej si opsion i mundshëm kandidimi i Ardijan Muçës, i cili aktualisht ushtron detyrën e drejtorit të N.P “Parqe dhe Gjelbrime”, ndërsa nga opozita shqiptare shqyrtohet kandidatura e Bujare Abazit.

Nga ana tjetër, socialdemokratët dëshirojnë të rikandidojnë kryetarin e tanishëm Petre Shilegov, ndërsa nga VMRO-ja ene nuk kanë ndonjë emër.