Panelistë të ftuar sot në emisionin Direkt në ATV, kanë folur në lidhje me publikimin e një drafti që ka të bëjë më planin qeverisës “Kurti 2”.

Analisti Milaim Zeka, tha se planprogrami i Qeverisë “Kurti 2” është fontanë dëshirash.

“Kjo është taktikë e kryeministrit të Kosovës, që çuditërisht gjatë këtyre ditëve të fundit është duke folur për një padi ndaj Serbisë për gjenocid dhe me këtë ka dashur të mbulojë mungesën e një plani qeveritare. Ma tepër këtë program qeverisës që është publikuar sot, e shohë si fontanë dëshirash sesa diçka që mund të realizohet.” – tha Zeka.