Të ngutshme dhe në kohë të gabuar u bënë ndryshimet në kryesinë e Alternativës, thotë ish-Sekretari gjeneral Zejd Rexhepi në emisionin Click Plus.

“Ai është qëndrim të cilin e ka paraparë kryetari i partisë, për të cilin nuk mund të them që isha darkord, ajo që un nuk isha dakord ishte tajmingu dhe jo reformat, se reformat gjithkund në subjektet politike ndodhin dhe si kryetar i partisë konform statutit ka plotësisht të bëjë reforma dhe është plotësisht e kuptueshme. Por kisha llogari dhe llogarisje se tajmingu nuk ishte i përshtatshëm sepse koalicioni në këtë rast ishte pjesë e çdo mediave në këtë vend duke i ngritur zërin e fuqishëm opozitar, dhe duke i treguar gjithë qytetarëve që opozita mund të kryejë vendimet e tyre konform vlerave demokratike dhe pa iu nënshtruar shumicës aspak” ka deklaruar Zejdi në emisionin Click Plus, transmeton TetovaSot.