Skender Rexhepi-Zejdi nga Alternativa në Click Plus ka deklaruar se i uron koalicionit ASH-AAA që të mos bëjë gabime politike në kuadër të koalicionit, me çka siç thotë ai do e paguajnë çmimin e zgjedhjeve lokale, transmeton TetovaSot.

I pyetur se cilat mund të jenë ato gabime, Zejdi thotë se gabimet mund të jenë plot.

“Uroj që mos të ndodhin sepse është mirë koalicioni të vazhdojë kështu, sepse është mirë që shqiptarët të çlirohen nga një mendësi shumë e gjatë politike” ka deklaruar Zejdi.