Për buzëqeshjen thuhet se është ilaçi që nuk kushton gjë dhe shëron të gjitha sëmundjet. Faktet për këtë madje ekzistojnë edhe në mjekësi.

Në fakt, buzëqeshja ndikon në shtrëngimin e muskujve, të cilët përshpejtojnë sekretimin e hormoneve të lumturisë, pakësojnë dhimbjet dhe qetësojnë trupin. Mirëpo, që të jetë efektive, duhet të jetë e sinqertë dhe e përditshme.

Të qeshurat e forcojnë sistemin imun të organizmit të njeriut, duke ndikuar në krijimin dhe përqendrimin e qelizave, të cilat shkatërrojnë qelizat kancerogjene, tumorale, bakteret dhe viruset dhe mikroorganizmat e tjerë, që janë shkaktarë të shumë sëmundjeve.

Ndikon mirë edhe në qarkullimin e gjakut dhe në punën e zemrës, hap arteret e bllokuara, ndalon formimin e droçkave në gjak, kolesterolin dhe pakëson rrezikun nga infarkti. Këtë ilaç mjekët e sugjerojnë në sasi të pakufizuara.