Ish shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva gjatë dorëzimit të mandatit ministrit të jashtëm teknik, Svetllan Stoev ia la një porosi lidhur me kontestin dypalësh.

Siç raportojnë mediat bullgare, Zaharieva theksoi se duhet të vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por kjo nuk duhet të jetë me çmim të kompromisit me sovranitetin e Bullgarisë.

Ndërsa ministri teknik, Stoev tha se prioritet i tij do të jetë organizimi i zgjedhjeve demokratike.