Reagimet për lirimin për pagesën e taksës rrugore për shtetasit serb kryesisht kanë qenë pozitive – tha Kryeministri Zaev duke shtuar se janë paraparë 72 milionë denarë apo 2.8 milionë euro.

“Vendimi është akt falënderimi për Serbinë, për shkak të donacionit të vaksinave. Ky vendim zbatohet vetëm në Korridorin 10 për shkak se vetëm atje mund të realizohet. Nuk i anashkalojmë shtetasit e vendeve tjera fqinje, por akti është në shenjë falëenderimi ndaj popullit serb për shkak të vaskinave me të cilat u imunizuan punonjësit tanë shëndetësor” – tha Kryeministri Zaev.