Ballkani është një rajon I vogël dhe të gjithë jemi të lidhur. Edhe pse RMV-ja është në NATO, kjo nuk do të thotë se nuk shqetësohem – ka deklaruar Kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një intervistë për gazetën serbe “Kurir” duke komentuar NON – PAPER-at e fundit, me të cilët vizatohen kufij të rinj në Ballkan.

“NON-PAPER-at për zgjidhjen e çështjes së Kosovës më shqetësojnë, për shkak se në Ballkan ende nuk janë shëruar plagët. Kur BE-ja na bllokon të gjithë neve, kur po ndalet procesi ynë eurointegrues, nuk mendoj vetëm për RMV-në, por edhe për Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Shqipërinë, po paraqiten disa NON – PAPER-a, disa ide tjera radikale”, tha Zaev.

Në pyetjen e gazetës serbe “Kurir”, sic percjell KlanM, nëse është I shqetësuar për, sic e quan media serbe, propagimin e hapur për “Shqipëri të Madhe”, Kryeministri nuk e mohon por se, sic thotë, do të ishte e vështirë të bëhej në Maqedoninë e Veriut.

“Ne jemi anëtare e NATO-s dhe me çdo kërcënim për territorin dhe integritetin do të aktivizohej Neni 5 nga Marrëveshja me NATO-n. Megjithatë nuk mund të them “Jo”, për shkak se definitivisht nuk e dini deri ku dikush mund të provokojë. Për këtë shkak, zgjidhja është hyrja në BE.Kur do t`I arrijmë kushtet e Shengenit, atëherë s`do të ketë kufij”, deklaroi Zaev.

I pyetur për dialogun Prishtinë -Beograd, sic përcejll KlanM, Kryeministri Zaev ka theksuar se është për një rajon stabil dhe të sigurtë që të mos ketë probleme.

“Për ne, gjithçka që është e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën, është një zgjidhje e mirë që do të garantojë paqë në Ballkan, integrimin evropian, siguri dhe të ardhme për të gjithë bashkësitë etnike që jetojnë në këtë rajon”, u shpreh kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev në intervistën për gazetën serbe “Kurir”, sic përcjell KlanM, ka falënderuar Presidentin dhe Kryeministren serbe Vuçiq dhe Bërnabiq, për ndihmën me 48.240 vaksina, duke e vlerësuar këtë si akt të miqësisë dhe vëllazërisë.

Ai paralajmëroi se qytetarët e Serbisë nga 25 Qershori deri më 15 Gusht nuk do të paguajnë taksa rrugore gjatë udhëtimit në Maqedoninë e Veriut.