Urime Dita Kombëtare e Vllehëve, së bashku ta festojmë dhe të gëzohemi të gjithë. Dua të dërgoj mesazh, para së gjithash të vllehëve rinj, të luftojnë për komunitetin e tyre, të kërkojnë vend nën hapësirën e këtij diellit tonë të përbashkët, të jenë sa më të dukshëm sepse ja se reagon një maqedonas, e dëgjoj bukurinë e gjuhës, të traditës të gjithçka që kemi. Dëshiroj të jenë luftëtarë të mëdhenj nga prindërit e tyre, për ruajtjen e kësaj pasurie që e kemi, të gjithëve u dëshiroj shëndet, mirëqenie dhe harmoni familjare, të kenë perspektiva ekonomike serioze, standard më të lartë ekonomik të jenë sa më shumë pjesë e institucioneve të sistemit, porositi kryeministri Zoran Zaevi në intervistën për redaksinë vllehe në Servisin kombëtar, me rastin e 23 Majit – Ditës Kombëtare të Vllehëve.

Zaevi, duke shprehur falënderim për festën dhe duke shfaqur kënaqësi si kryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut të jetë mysafir në emisionin në gjuhën vllehe, e cila emetohet në Ditën Kombëtare të Vllehëve, nënvizoi se vendi ynë është shumë i pasur për shkak të diversitetit, kulturave, gjuhëve të ndryshme dhe kjo vazhdimisht të kultivohet dhe pëmirësohet.

Duke u përgjigjur në pyetje, Zaevi vlerësoi se falë bashkëpunimit me përfaqësuesit politikë të komunitetit vlleh, si dhe organizatat joqeveritare dhe punonjësit e shquar shoqëror të këtij komuniteti, me të cilët ndahen vlerat e përbashkëta, demokracia, liria dhe barazia, ishte krijuar, dhe sot me sukses jeton koncepti “Një shoqëri për të gjithë”.