Në një intervistë për gazetën KOHA, e cila e plotë do të botohet nesër (e shtunë) ka thënë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa ka sulmuar ashpër kreun e FFM-së, Muhamet Sejdini.

Sipas kryeministrit Zaev: “FFM është e robëruar ashtu siç ishte i robëruar edhe shteti, në mënyrë jo transparente dhe mënyrë të rreptë të kontrollit përmes milionave të shumta që disponojnë FFM. Tekstualisht menaxhohen dhe blejnë delegatë, nuk është e lirë. Pse, sepse Kuvendi i FFM-së është në kundërshtim me Ligjin për sport,” është shprehur kështu Zaev.