Evropa tani është përballë një përgjigjeje serioze, çfarë vlera evropiane dhe çfarë porosish do t’u dërgojë edhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por edhe ndaj Ballkanit Perëndimor, por edhe për vetë qytetarët e vet në BE. Ne treguam sukses në reforma. Tani po punohet në hapin e ardhshëm, e ai është konferenca e parë ndërqeveritare, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Sepse nëse dikush ka merituar, nëse dikush ka pritur më së shumti, nëse dikush ka treguar kulturë dhe vlera evropiane dhe ka arritur marrëveshje serioze bilateral, ia ka dalur njëqind për qind në reformat, përfundimisht në mars 2020 njëqind për qind u konfirmuan suksesi në reforma nga të gjitha 27 vende anëtare. Tani po punohet për hapin e ardhshëm- konferencën ndërqeveritare dhe besoj se atë Evropa na e ka borxh dhe Evropa do ta bëjë si hap të ardhshëm”, tha Zaev.

Lidhur me atë nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të shkojnë së bashku në rrugën drejt BE-së, Zaev tha se dëshiron Shqipëria si fqinje e ynë të shkojë së bashku me ne, duhet të lëvizim së bashku, të ndihmohemi mes vete në tërë këtë process dhe, thotë, nuk pret asgjë më pak nga ajo për qytetarët tanë sepse populli ynë meritoi dhe pret që Evropa të jetë evropiane dhe të reflektojë në mënyrë evropiane, ashtu siç i ngjan.

Lidhur me bisedimet për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, Zaev theksoi se nuk humbë shpresë se edhe me qeveri teknike apo të përkohshme mund të vazhdojnë bisedimet.

“Bullgaria tashmë kumtoi se në korrik do të shkojë në zgjedhje, do të sjellin vendim. Së pari, sipas meje, shtetet po bisedojnë. Së pari, ekziston presidenti në Bullgari, ekziston president në Maqedoni të Veriut. Sipas të gjitha gjasave qeveria punon me mandate të plotë edhe në Bullgari siç punon edhe qeveria jonë. Bëhet fjalë për pjesën që po bisedohet në nivel evropian dhe në pjesën në nivel bilateral. Nëse nuk jemi deri në fund të përgatitur politikisht nga ana e Bullgarisë për nivel bilateral mundemi bisedat bilateral të vazhdojnë dikur kur do të ketë qeveri politike. Por, tani pjesën evropiane mundemi edhe tani ta zgjidhim”, shtoi kryeministri Zaev.