Kryeministri Zoran Zaev beson se do të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura me Bullgarinë dhe drejton porosi të drejtpërdrejtë deri te presidenti Rumen Radev dhe Qeveria teknike në Sofje të tregojnë përmasa evropiane ndaj njërit nga fqinjët e parë, Maqedonisë së Veriut t’i japë shansin të vazhdojë procesin e anëtarësimit në BE.

Në intervistën për ditarin në Servisin shtetëror, Zaevi është thirr edhe në vendimin konsensual të të gjithë 27 vendeve anëtare të BE-së, përfshirë edhe Bullgarinë se kemi përmbushur kushtet për fillim të negociatave. Ka shtuar se pret që mbahet konferenca e parë ndërqeveritare pasi të mbahet takimi i Këshillit të ministrave kur të sillen vendimet dhe e ka ftuar Bullgarinë të vazhdojë në frymën e sjelljeve evropiane dhe të kthejë përsëri vëmendjen e BE-së ndaj rajonit.

“Të vazhdojmë të ndërtojmë miqësi, me rëndësi është çfarë historie shkruajmë tani, njerëzit tanë të rinj duan t’i hapim dyert dhe mundësitë e bashkëpunimit, jo të ngecim në të kaluarën”, ka thënë Zaevi.

Ai ka shtuar se me vizitën e tij në Bruksel javën e kaluar është kumtuar ndaj të gjitha institucioneve dhe vendeve evropiane se nuk do te negociojmë derisa gjuha dhe identiteti maqedonas janë në tryezë.

“Për identitetin dhe gjuhën nuk negociohet. Atë që duhet të dijë populli jonë është se Evropa na detyrohet. Ne kemi reflektuar. Maqedonia e Veriut është vend i cili më së shumti ka pritur nga të gjithë të cilët duan të vazhdojnë rrugën evropiane. Nga të gjitha vendet që ndonjëherë kanë qenë kandidate, ndërsa sot janë anëtare ose ende janë kandidate, ne presim më së shumti, 16 vite”, ka thënë kryeministri Zaev.

Sipas tij, pa Maqedoninë e Veriut rrezikohet zgjerimi i BE-së që vetë ajo e shpalli për qëllim të saj strategjik.