Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me anëtarët e delegacionit, zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe shefen e Misionit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në BE, Agnesa RUsi-Popovska, sot në Bruksel pati takim me Augursto Santosh Silva, ministër I Punëve të Jashtme të Portugalisë, e cila është kryesuese me BE-në në mandatin aktual.

Kryeministri Zaev në takim shprehi falënderim pr përpjekjet që po I bën Portugalia për t’u shfrytëzuar ky moment dhe të arrihet zgjidhje e cila do ta zhbllokojë procesin eurointegrues për Maqedoninë e Veriut.

Ai ia transmetoi ministrit të Punëve të Jashtme të Portugalisë , Silva porosinë e vetme të maqedonasve, shqiptarëve dhe të gjitha bashkësive të tjera në Maqedoninë e Veriut rreth proceseve për evropianizim të vendit në të gjitha sferat e shoqërisë, si obligim I ynë në arritjen e standardeve evropiane dhe se vendi I ka përmbushur të gjitha kriteret, të konfirmuara edhe në raportet e Komisionit evropian dhe se tani Brukseli është në hap të reflektojë rreth organizimit të konferencës ndërqeveritare për fillim të procesit inkuadrues.

“Të gjithë jemi unikë, evropianizimi duhet të shkojë pa tentime për rrezikim të identitetit maqedonas dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pa dallim se cilës bashkësi etnike I tkaojnë, janë të bashkuar rreth kësaj çështje”, theksoi kryeministri Zaev në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Ausgusto Santosh Silva.

Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, minsitri I Jashtëm Augusto Santosh Silva, gjatë bisedës me delegacionin tonë, kumtoi se Portugalia, si kryesuese aktuale me BE-në, ka ambicie ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut nën kryesimin portugez.

Ai shtoi se Portugalia, si kryesuese me BE-në, angazhohet për fillim të përbashkët të negociatave me BE-në të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe se ndarja nuk është zgjidhje, dhe se diçka e tillë do të krijojë konsekuenca negative në tërë Ballkanin Perëndimor.

Ministri Silva më tutje e informoi kryeministrin Zaev se Portugalia, si dhe vendet e tjera anëtare të BE-së janë kundër imponimit të çështjeve bilateral në kornizën negociuese.