Ka përfunduar takimi mes liderëve të Ballkanit Perendimor në Brdo të Sllovenisë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit.

Derisa pritet adresimi zyrtar i nikoqirëve presidentëve slloven Borut Pahor dhe atij kroat Zoran Milanoviq, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq foli për atë që ngjau në takim, njofton Klan Kosova.

Duke iu referuar homologes kosovare, Vjosa Osmani vetëm si pala e Prishtinës , Vuciq tha se nuk i pranon “komandat” e saj e cila deklaroi se Serbia duhet ta njeh Kosovën shtet të pavaruar.

Presidenti serb tha se kjo nuk bënë kështu dhe Beogradi nuk punon me kërcënime. Sipas Vuciq pala serbe  është e gatshme për zgjidhje kompromisi për arritjen e së cilës ska gjasa reale.

Ndryshe në konkluzionet e Samitit që pritet të publikohen nuk është pranuar idea e Vuciq që kur flitet për mos ndryshimin e  kufijve në rajon  të përmendet OKB-ja dhe rezolutat e saj .