Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga mesi i muajit qershor.

“Jam duke pritur që të më njoftojnë. Nëse do të jetë një ditë pushimi për mua do të shkoj, por nëse jo atëherë do të kërkojë që takimi të caktohet për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ai është gjithmonë i gatshëm për bisedime dhe dialog.

Vuçiq i bëri këto komente në Pragë të Çekisë ku të martën dhe të mërkurën ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë çekë.

Pas darkës së punës së udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel më 18 maj, Kurti njoftoi se do të takohej me presidentin e Serbisë në mes të qershorit në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.