Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur person “non-grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishen.

Pas këtij vendimi kanë reaguar figura publike e madje edhe vet Berisha.

Së fundmi ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili tha se me keqardhje ka pritur vendimin e Sekretarit të Shtetit për ish-presidentin Sali Berisha.

Sipas tij, Berisha është udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin dhe forcimin e demokracisë.

“Duke nënvizuar qëndrimin e z. Berisha, i cili pasi shpreh keqardhjen për vendimin dhe e konsideron atë pa asnjë bazë konkrete, bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim. Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta”, ka shkruar ai.