Shtatë raste të reja me Kovid19  janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Numër kaq të ulët rastesh janë regjistruar për herë të parë që nga fillimi i pandemisë vitin e shkuar. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik kanë treguar gjithashtu se për herë të parë të gjitha rastet e reja janë regjistruar në kryeqytet, derisa në asnjë qytet tjetër të vendit nuk është raportuar për tamponë pozitiv. Numri i testeve të bëra është 1.418 ndërkaq janë shëruar 71 persona. Janë shënuar 18 viktima.

Shtatë nga viktimat janë regjistruar në Shkup, 3 në Tetovë, 3 në Gostivar, 2 në Prilep, një viktimë në Vinicë, 1 Makedonska Kamenica, 1 në Dibër. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash në vendin tonë janë diagnostikuar gjithsej 155,067 pacientë me Kovid19. Numri I të shëruarve është 145,940, 5,329 viktima ndërkaq raste aktive ka 2,798”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri më 1 qershor në fuqi mbeten masat aktuale restriktive kundër Kovid19. Komisioni për Sëmundje Infektive nuk ka mbajtur mbledhjen e zakonshme ku duhet të diskutohet vazhdimi apo jo i masave shtrënguese. Nuk dihet nëse edhe nesër anëtarët e Komisionit do të mblidhen për të diskutuar vlefshmërinë e masave.

Ora policore vazhdon të vlejë nga mesnata – 24.00 deri më 4.00 të mëngjesit. Objektet gastronomike  punojnë deri në ora 23:30 minuta, organizimi i ngjarjeve kulturore lejohet të zhvillohet me kufizime për pjesëmarrje. Mbajtja e ngjarjeve edhe në pjesën e kulturës duke respektuar protokollet me 30% të shfrytëzimit të kapaciteteve në ambiente të hapura dhe të mbyllura me mbajtje të detyrueshme të maskës. Mbajtja e maskës vazhdon të mbetet e detyrueshme edhe për personat e vaksinuar me dy doza, si në ambient të hapur po ashtu dhe në ambient të mbyllur.

Ndërkohë rrjedh procesi i vaksinimit. Deri më tash janë vaksinuar mbi 220 mijë persona. Mbi 38 mijë qytetarë janë imunizuar me dy doza. Sipas parashikimeve, imuniteti kolektiv pritet të arrijë deri në fund të verës me çka parashihet të vaksinohet 70% e popullatës.

 Vjollca Aliti