Ministria e Jashtme e Rusisë asesi të pajtohet me dëbimin e diplomatit të saj nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Më 14 Maj ishte ndërmarrë një akt armiqësor ndaj diplomacisë ruse në Maqedoninë e Veriut. Një nga diplomatët ishte shpallur “persona non grata” nga ana e autoriteteve lokale”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Ndërkaq, nga ana tjetër kryediplomati Bujar Osmani edhe një herë sot para mediave ka sqaruar shpalljen e diplomatit rus si persona non grata në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, vendimi është konform Konventës së Vjenës.

Osmani në paraëqitjen e tij të fundit i bëri me dije opinionit në vend dhe më gjerë se Republika e Maqedonisë së Veriut as politikisht e as ushtarakisht nuk është vend neutral dhe se partnerët e saj strategjik janë; NATO, BE dhe SHBA.