Urimi i Kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu me rastin e festës së Fitër Bajramin:

Të nderuar qytetarë,

Në këtë festë të madhe të Fitër Bajramit, ju uroj në radhë të parë shumë shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja. Edhe pse në kohë pandemie, ajo që na mbajti afër njëri tjetrit, të pamposhtur përballë sfidave me të cilat u përballëm, ishin pikërisht virtytet e larta të besimit.

Kjo ditë feste që na vjen si dhuratë dhe freski për sakrificën e bërë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit është padyshim dëshmi e triumfit të së mirës ndaj së keqes, fisnikërisë ndaj koprracisë, faljes ndaj hakmarrjes, lidhjeve farefisnore përkundër ndërprerjes së tyre, mbi të gjitha dashurisë ndaj urrejtjes.

Për në fund, apeloj deri te të gjithë ju që të vazhdojmë me respektimin e masave të dhëna nga autoritetet shëndetësore deri në mposhtjen e pandemisë me virusin Covid 19.

Qofshin të pranuara agjërimi dhe lutjet e bëra. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju dhe familjet tuaja!

Me respekt,

Shërbimi për informim i Komunës së Çairit.
http://cair.gov.mk | [email protected] | Facebook |