Dobësitë e notuara nga UNESKO-ja për raportin e shtetit, institucioneve, autoriteteve në nivel nacional dhe lokal ndaj Liqenit të Ohrit dhe qytetit të Ohrit si trashëgimi natyrore përkatësisht kulturore të shpallura për pasuri botërore dhe përgjigje joadekuate të shtetit dhe institucioneve pas vërejtjeve të notuara nga Organizata botërore rezultuan që Rajoni I Ohrit t’I përmbushë kriteret për t’u future në Listën e UNESKO-s me pasuri botërore në rrezik.

UNESKO-ja e publikoi Raportin lidhur me Misionin monitorues reaktiv nga viti 2017, ql institucionet shtetërore madje edhe refuzonin ta komentojnë. Gjatë publikimit të projekt-versionit qëndrimi i atëhershëm I institucioneve dhe shtetit ishte se po punohet në përgatitje të përgjigjes së përbashkët nga të gjitha palët e prekura si institucionet shtetërore, ministrive., vetëqeverisjeve lokale. Është paralajmëruar se në Zyren nacionale të UNESKO-s do të parashtrohen informata të azhurnuara për shkallën e realizimit të rekomandimeve dhe vendimeve të zbatuara të UNESKO-s nga Misioni monitorues reaktiv nga viti 2020.

Në kundërshtim me pritjet dhe paralajmërimet optimiste se po punohet për projekt-version përkatësisht se dokumenti mund të ndryshohet pasi që të arsyetohen ndërhyrjet që ishin ndërmarrë në drejtim të përmbushjes së një pjese të vërejtjeve, Raporti I UNESKO-s është tërësisht identik me projekt-versionin që në fillim të vitit iu ishte parashtruar institucioneve.

Raporti voluminoz I UNESKO-s në 125 faqe e pasqyron situatën në terren, me të gjitha mangësitë, lëshimet, dështimet, gabimet, premtimet e parealizuara për përmirësim. Raporti edhe në versionin final është kritik, real, por para ë gjithash I pavolitshëm kështu që mbetet rekomandimi që Rajoni I Ohrit të zhvendoset në Listën e pasurive natyror dhe kulturore të rrezikuara botërore.

Epilogu nga qëndrimi I fuqishëm I UNESKO-s është I qartë, përmbahet qëllimi që Ohri he liqeni të zhvendosen në listën e vlerave botërore në rrezik. Kjo nuk do të thotë shlyerjen e tyre nga lista e vlerave të mbrojtura natyrore dhe kulturore të UNESKO-s, por rezultat I pritur I asaj për çka u tregua me vite prapa nga ana e ekspertëve dhe opinionit kritik, si sjellje joadekuate ndaj brendit të njohur nga bota. Disa ekspertë akoma janë të qëndrimit se ndoshta kjo është mënyra e vërtetë që do të hapë më shumë mundësi që shteti, institucionet, qyteti të marrin ndihmë, përvoja dhe mekanizma të Organizatës botërore në aktivitetet e ardhshme për tejkalimin e problemeve që në të vërtetë edhe çuan drejt gjendjes së tanishme.