UEFA ka hapur një hetim disiplinor kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit në kuadër të tentativës për krijimin e Superligës së Europës. Institucioni më i lartë europian i futbollit ka caktuar disa inspektorë etikë dhe disiplinorë për kryerjen e këtij hetimi.

“Informacione të mëtejshme mbi këtë çështje do të komunikohen në kohën e duhur”, – shtoi UEFA në qëndrimin e saj, pa specifikuar se për çfarë “shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s” akuzohen tri klubet akuzohen. Nuk është dhënë asnjë afat kohor për hetimet, por akuzat disiplinore zakonisht ndjekin emërimin e inspektorëve për të paktën tri javë.