Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka dhënë lajmin e madh për qytetarët që ka të bëjë me fillimin e vaksinimit të  banorëve të rajonit të Tetovës dhe Pollogut Informon Tetovasot. Vaksinimit që po ndiqet edhe nga vetë kreu i Komunës z.Arifi po bëhet  në sallën e shkollës së mesme të mjekësisë.

Arifi tha sr gjithçka shkon sipas planit dhe dinamikës së paraparë.

“Një falënderim i madh për mjekët, personelin shëndetësor, studentët e mjekësisë, policinë dhe armatën për përkushtimin dhe punën e palodhshme! “deklaroi Teuta Arifi përcjellë Tetovasot.

Ajo apeloi që të gjithë pa përjashtim të paraqitemi për vaksinim, që të mundemi sa më shpejtë t’i kthehemi normalitetit dhe ta mposhtim këtë pandeminë e #covdi19!

Qytetarët për të marrë vaksinën duhet të paraqiten përmes webfaqes www.vakcinacija.mk.Tetovasot