“Ka filluar asfaltimi i 3 rrugëve prapa gjimnazit të Tetovës!
Nga programi komunal për rikonstruim të rrugëve të dëmtuara, bëhet gryerja dhe asfaltimi i këtyre rrugëve në gjatësi prej 500 metra dhe sipërfaqe 2950 m2.
Për të përmirësuar infrastrukturën rrugore do të intervenojmë edhe në shumë lagje, rrugë dhe rrugica në qytet!” ka shkruar Teuta Arifi