Anëtarja e LDK-së, Melihate Termkolli ka thënë se nuk është çështje e Kosovës konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve.

Tërmkolli është shprehur se rreshtimi kah Palestina është politikisht i njëjtë sikurse rreshtimi ndaj Serbisë.

“Nuk është as çështje e jona as takat i yni konflikti mes Izraelit e palestinezëve! Rreshtimi i disave kah Palestina është politikisht pothuaj njësoj si kah Serbia. Zyrtarët palestinezë janë sjellë e po sillen në mënyrën më agresive kundër pavarësisë e shtetit tone”, ka thënë Tërmkolli.

Ajo është shprehur se deklarata e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, për ngjarjet e fundit mes Izraelit e Palestinës, është më shumë se skandaloze.

“Deklarimi i Myftiut të Kosovës për ngjarjet e fundit atje, është më shumë se skandaloz, ndërsa TV-të tona që mbajnë debate ( RTK) të kësaj natyre nuk dojnë koment”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.