Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen do t’i nënshtrohet një operacioni në gju që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen e fundit të sezonit në Eibar si dhe Kampionatin Evropian të kësaj vere.
Ter Stegen do të mbetet jashtë fushave për të paktën 3 muaj, sipas Cadena ser.
Portieri i Barcelonës pritej të ishte zëvendësuesi i Manuel Neuer në skuadrën e Gjermanisë, e cila do të përballet me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë në Grupin F.
Megjithatë, portieri tani do të mungojë në ndeshjet e kombëtares, si dhe me gjasë nuk do të jetë gati as në ndeshjet e para të sezonit të ri në La Liga.