Më 16.05.2021 rreth orës 18.00 në rrugën “JNA” në Gostivar, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në komunikacion, dy policë nga Departamenti Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë dhënë shenjë për ndalimin e veturës “Shkoda Rapid” me targa të Shkupit, e cila po lëvizte më shpejt se shpejtësia e lejuar informon Tetovasot. Drejtuesi i automjetit nuk ishte ndalur dhe kishte rritur shpejtësinë dhe ishte përpjekur që të godiste me automjet njërin nga policët, pas së cilës kishte vazhduar të lëvizte me shpejtësi të madhe. Po merren masa për zbardhjen e çështjes, pas së cilës do të përgaditet parashtresë adekuate.