11 persona kanë humbur jetën gjatë të shtënave në një shkollë në qytetin rus Kazan. Për këtë ngjarje kishte raporte kontradiktore në lidhje me situatën, me disa agjenci ruse të lajmeve raportuan se ishin përfshirë dy adoleshentë të armatosur dhe të tjerët thanë se një ishte i përfshirë.

Mediat ruse raportojnë se janë arrestuar dy adoleshentë njëri 17-vjeçar dhe tjeri 19 vjeç.

Sipas mediave një shpërthim ishte dëgjuar në shkollë, por nuk ishte e qartë se cili ishte motivi i sulmit.

Zyrtarët lokalë thanë se disa fëmijë u evakuuan nga shkolla por të tjerët ende qëndruan në ndërtesë. Autoritetet thanë se masa shtesë sigurie janë vendosur në të gjitha shkollat në Kazan, kryeqyteti i rajonit Tatarstan të Rusisë, me popullsi kryesisht myslimane, afërsisht 700 kilometra (430 milje) në lindje të Moskës.

Ndërsa të shtënat në shkolla janë relativisht të rralla në Rusi, vitet e fundit ka pasur disa sulme të dhunshme ndaj shkollave, kryesisht të kryera nga studentë.
Pamjet video të shpërndara në mediat sociale treguan automjete të shërbimit të urgjencës të parkuara jashtë shkollës, me njerëz që vraponin drejt ndërtesës. Videot e tjera tregonin xhama të thyer me mbeturina jashtë.