Disa muaj para zgjedhjeve lokale, kryetari i Komunës së Gostivarit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka themeluar televizionin e tij ku do të propagandojë politikat e tija.

Në periudhën kur ASH pritet t’i humbë edhe komunat që udhëheq, kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pritet të radhitet si lider që i ngjason më shumë Thaçit me humbjet e një pasnjëshme.

Në këto rrethana, Taravari do të kishte të drejtë të kërkojë dorëheqjen e Selës për të marrë timonin e partisë.

Andaj edhe hapja e një televizioni në emër të vet, duke kopjuar Edi Ramën, në rrjetet sociale përflitet se Taravari po përgatitet që në të ardhmen të merr në dorë vet ASH dhe AAA./TetovaSot