Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një ish-ushtar i ushtrisë britanike sulmon me bomba molotov shtëpinë e ish të dashurës së tij pasi ajo ishte ndarë prej tij.

30 vjeçari Ashley Pankewycz hodhi 3 bomba molotov në drejtim të shtëpisë në Southampton, pasi vajza vendosi ta lerë atë pas një lidhje të shkurtër që patën.

Në video shihet Pankewycz ndërsa ndez shishet e birrës që i kishte mbushur me benzinë dhe i hedh ato drejt banesës.