Kthimi i besimit dhe dialogut me Maqedoninë e Veriut është shumë me rëndësi sepse këto elemente i kontribuojnë zbatimit të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, thotë ministri i jashtëm në qeverinë teknike bullgare, Svetllan Stoev.

Ai thotë se në këtë kontest puna e Bashkimi Evropian të mbikëqyr nëse dy shtetet po respektojnë marrëveshjen bilaterale .

Shton se politika e Bullgarisë është e unifikuar dhe nuk luan nga linjat e kuqe nacionale kur është në pyetje problemi bullgaro-maqedonas.

“Ne po mundohemi t’i tregojmë shumë qartë jo vetëm palës maqedonase por edhe partnerëve tanë se politika jonë është konzistente. Ne propozojmë thellimin dhe ristartimin e dialogut. Linja e dytë në të cilën punohet është kthimin i temës në suaza të formateve normale evropiane ku do të duhet të diskutohet për këto çështje mes vendeve anëtare të BE-së, ku duhet ti jepet garanci Bullgarisë se ajo çka është marrëveshje bilaterale do të respektohet në të ardhmen. Monitoringu nga ana e BE-së është garanci se marrëveshjet bilaterale do të respektohen. Kjo është taktika. Strategjia. Presim dialog konstruktiv nga pala maqedonase.” – tha Ministri i Jashtëm bullgar, Svetllan Stoev.