Liverpooli ka marr një fitore të madhe si mysafir ndaj Manchester Unitedit me rezultat 4-2 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e 34-të në Ligën Premier.
Ndeshja doli të jetë interesante edhe pse para saj kishte tensione me tifozët që ishin mbledhur para stadiumit për të protestuar për kryesinë e Manchester United.
Vendasit kaluan të parë në epërsi kur Aaron Wan-Bissaka asistoi te Bruno Fernandes, që shënoi 1-0.
Pas disa rasteve të bukura erdhi edhe goli i barazimit. Nathaniel Phillips asistoi te Diogo Jota që shënoi në minutën e 34-të për 1-1.