Ministrja e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha Gonzales Laya tha se shteti i saj mbështeti nisjen e negociatave për anëtarësim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ministrja Arancha Gonzales Laya ofroi mbështetjen dhe përvojën e Spanjës për përparimin e procesit, në fushat siç janë sistemi gjyqësor, sundimi i së drejtës, agjendën e gjelbër ose digjitalizimin”, shkruan MPj-ja e Spanjës në Twitter.

Ndryshe, kryeministri Zaev me zëvendësin e tij, Dimitrov, sot nga Brukseli ishin për vizitë në Madrid.