Me rastin e vdekjes së doajenit të muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin i Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, do të organizojë një ceremoni komemorative.

Për të nderuar figurën dhe punën e Bogujevcit nga ora 11:00 deri në 11:15 do të bëhet parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit “Zahir Pajaziti “deri në Teatrin Kombëtar;

Nga ora 11:30 – 14:00 mbahet ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti;

Varrimi i të ndjerit bëhet në orën 16:00 në varrezat e qytetit në “Arbëri” të Prishtinës.

Ismet Bogujevci ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar “Shota” dhe i shumë shoqërive që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare.

Disa nga projektet e tij të njohura janë “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit”, transmeton Klan Kosova.