Sllovenia mbështet fuqimisht procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe fillimin e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, Sekretari i Shtetit Gašper Dovžan ripohoi mbështetjen e fuqishme të Sllovenisë për procesin e zgjerimit të BE-së dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një postim në Twitter të Ministrisë së Jashtme sllovene.

Gjithashtu, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, gjatë vizitës së sotme në Serbi tha se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mund të ruhen vetëm me hyrjen relativisht të shpejtë të të gjitha vendeve të rajonit në BE.

“Disa çështje të ndjeshme dypalëshe midis vendeve në rajon do të zgjidheshin më lehtë ose do të bëheshin të parëndësishme nëse të gjitha vendet hynë në BE sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Pahor në Beograd.

Sllovenia do të mbajë presidencën e BE-së nga 1 korriku i këtij viti.