Këngëtarja, Dafina Zeqiri, është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Ajo së fundmi në rrjetin social “Instagram”, ka treguar se si shumë njerëz e kishin paragjykuar këngëtaren vite më parë duke i thënë se nuk do të arrinte në jetë.

“Ka pasur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, s’ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, ka shkruar Dafina.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka treguar se me albumin e saj të titulluar ‘Dafinë Moj’ dëgjues e ndjekës të saj do të njihen me një pjesë të madhe të Dafinës.