Deri tash nuk ka pasur strategji as për një mandat, e as për një periudhë te caktuar në diplomacinë e Maqedonisë së Veriut. Platforma “Reflektime 2030” është platformë e parë e këtij lloji. Këtë platformë para disa ditëve e paralajmëroi kryediplomati Bujar Osmani, i cili edhe në intervistën e tij dhënë për tv21 dha detaje për procesin e përpilimit të së njëjtës.

“Dua që në platformë të reflektojë çdo ide. Në procesin reflektime, kam paraparë takime me qytetarë, konferenca tematike dhe Këshilli strategjik. Edhe qytetarët kur do t’i takojë do t’i dëgjojë të gjithë, pa takime. Ky proces është konsultativ, për të marr edhe mendimin e atyre që mendojnë ndryshe. Ndërkaq, kujtoj se njerëzit e zgjedhur në Këshillin strategjik, janë eskpertë të theksuar në fushën e diplomacisë. Ata janë njerëz që kanë mendime të ndryshme, nuk janë të varur nga politika ditore”, tha Osmani.

Osmani është decid kur thotë se ideja është aty të bëhet debat dhe pastaj të bëjmë një strategji.
Kohëve të fundit ishte aktual debati për ekspertët e përfshirë në Këshillin strategjik.