Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone pati plot lëvdata për Luis Suarez.

Atletico Madrid arriti të fitojë në fund ndaj Osasunas ku në këtë takim u gjend në disavantazh, shkruan lajmi.net.

Suarez shënoi golin e fitores në min 87’ për të siguruar tre pikë të arta që mund të sigurojnë titullin kampion në La Liga.

Pas ndeshjes, Diego Simeone pati plot lëvdata për uruguajanin.

“E dija që nuk ishte koha për ta zëvendësuar Luis Suarez. Mendoj që me aq shumë shanse që vinin brenda 16 metërshit, me Felix dhe Carrasco anash tij, e dinim që diçka eventualisht do të vjen ndonjë rast”, tha ai.

“Ishte një askion shumë i mirë, Trippier dhe Carrasco i cili luajti mirë në anën e djathtë. Ne jemi shumë të lumtur dhe shkojmë në shtëpi me kënaqësi para ndeshjes finale të sezonit”, shtoi ai.

“Ne do të përgatitemi njejt edhe për ndeshjen e fundit, unë dua punë në stërvitje, për tu siguruar që lojtarët janë të freskët dhe të jenë të rrezikshëm në lojë”, tha Simeone.

“Ne vetëm duam të jemi të sigurt, që të bëjmë krenarë tifozët tanë për skuadrën që kemi”, përfundoi Diego Simeone./Lajmi.net/