Prej shumë ditësh lideri i Partisë Forza Italia, ish-kryeministri Silvio Berlusconi ndodhet i shtruar në spitalin San Raffaele të Milanos.

U bë disa javë që lideri i qëndrës së djathtë italiane hyn e del nga spitali për shkak të gjëndjes shëndetësore që u vu në provë të fortë pas infektimit nga Covid 19.

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar zëra mediatikë se gjëndja e tij shëndetësore është mjaft kritike.

Mjeku personal i Silvio Berlusconit, Alberto Zangrill, shfaqet hermetik në informacionin mbi gjëndjen shëndetësore të ish-kryeminsitrit.

Pak orë më parë ka deklaruar se “pacienti i tij ka temperaturë për shkak të një infeksioni në trup”, ndërsa në profilin twitter ka postuar mesazhin se “të gjithë pacientët e tij janë mirë”.

84-vjeçari, Silvio Berlusconi, u infektua nga Covid 19 në shtator të 2020. Pas një qëndrimi disa javor në spital ai ka vazhduar kurimin në shtëpi.

Por duket se ky virus ka kushtëzuar prej disa muajsh gjëndjen e tij shëndetësore. Gjatë orëve të fundit shumë politikanë e sipërmarrës italianë i kanë dërguar mesazhe urime për një shërim të shpejtë.

Silvio Berlusconi ka qënë katër herë kryeministër i Italisë e prej vitit 2008 është lider i Partisë Forza Italia.