Skuadra e Sileksit nga Kratova, është fitues i Kupës së Maqedonisë në futboll. Në sfidën finale, skuadra nga Kratova, mundi Akademia Pandevin pas ekezekutimit të penaltive, pasi që përballja në kohën e rregullt u mbyll me barazim pa gola.

Që të dy portierët, Jovanovski dhe Bozhinovski, mbrojtën nga një penalty, ndërsa humbjen kryesore të penaltisë e kishte Kristian Velinovski, që goditi shtyllën. Në këtë mënyrë, Sileksi arkëton trofeun e Kupës së Maqedonisë, pas vitit 1997 dhe siguron dalje në skenën evropiane, së bashku me FC Shkupin dhe Struga Trim Lum, ndërsa Shkëndija do të garojë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.