Alexander Nubel iu bashkua me shumë bujë Bayern Munichut verën e vitit të kaluar nga Schalke 04.

Është pritur që portieri gjerman të jetë titullar, por ai në asnjë moment nuk arriti t’ia rrezikoj vendin në formacionin bazë kapitenit Manuel Neuer.

Pas vetëm një viti qëndrim në Allianz Arena, Nubel do të largohet nga Bayerni gjatë afatit kalimtar veror.

24-vjeçari ka shumë oferta para vetës si nga kampionati gjerman ashtu edhe nga ai francez.

Sport Bild ka raportuar se Bavarezët janë gati ta shesin portierin nëse vije ndonjë ofertë prej rreth tetë milionë eurove.

Lille, Olympique Marseille dhe Monaco e duan portierin në Ligue 1, derisa Borussia Dortmund, Stuttgart, RB Leipzig e Union Berlin në Bundesliga.

Nubel ka shfaqur formë fantastike sa ishte pjesë e Schalke 04, mirëpo transferimi në Bayern nuk ka qenë i duhuri për të, pasi hapësirat kanë qenë minimale.

Skuadra favorite për të nënshkruar me të mbetet Borussia Dortmund, që pritet ta largojnë zviceranin Roman Burki.

Nubel këtë edicion ka zhvilluar vetëm katër ndeshje me Bayernin, ku në vetëm njërën nga to ka arritur ta mbajë portën e paprekur.