Ministria e Punëve të brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 23:10 policia në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetërorë të Tregut kanë kryer kontrolle në një objekt në bulevardin “Jane Sandanski” në Aerodrom të Shkupit, transmeton Alsta. Gjatë kontrollit është konstatuar se në një pjesë të mbyllur të objektit kanë qëndruar nëntë persona, përfshi këtu dy pjesëtarë të MPB-së që kanë refuzuar të identifikohen.

“Bëhet fjalë për B.D. (48) dhe Z.C. (49), të dy nga Shkupi. Këto dhe shtatë personat tjerë janë privuar nga liria dhe janë dërguan në një stacion policie”, njoftojnë nga MPB.

Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 206 nga Kodi Penal. Rasti gjithashtu është raportuar në Departamentin për Kontroll të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, ndërsa objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.