Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës. PS së bashku me opozitarët në ditët e fundit të mandatit të tyre i kanë hapur rrugë hetimit parlamentar për presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Mazhoranca në mbledhjen e grupit parlamentar ka vendosur që të miratojnë ngritjen e Komisionit Hetimor, ky kryetar do të jetë Alekt Hyseni dhe nënkryetar Myslim Murrizi. Nga të gjithë anëtarët e Komisionit, vetëm Klotilda Bushka do të jetë deputete në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit pasi të tjerët nuk kanë marrë asnjë mandat në 25 prill.

Kryetar
Alket Hyseni
Nënkryetar
Myslym Murrizi
Sekretar
Klotilda Bushka
Anëtar
Vasilika Hysi
Elena Xhina
Spartak Braho
Halil Jakimi
Nikolin Staka
Arlind Çarçani
Zëvendësues
Ermonela Felaj
Xhemal Qefalia
Eugen Bojaxhi

Tentativa e dytë e socialistëve
Pas dështimi të herës së parë, socialistët kërkojnë me ngulm që në tentativën e dytë të bëjnë gjithçka për ta larguar Ilir Metën nga posti i Presidentit me akuzën e shkeljes së rëndë të Kushtetutës gjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.