Atletiko Madridi do të zhvillojë ndeshjen e fundit në La Liga, e cila mund t’i sjell titullin. Përball tyre është Real Valladolid (klubi i Ronaldo Luis Nazario da Lima), që gjithashtu e ka vendimtare këtë sfidë, sepse në rast të humbjes largohet nga La Liga.

“Kemi punuar si gjithmonë dhe do mundohemi të bëjmë lojën tonë të zakonshme. Në një ndeshje futbolli gjithçka është e mundur. Ata kanë nevojë për pikë gjithashtu dhe secili do luajë me armët më të forta. Ka qenë një sezon shumë i gjatë, të gjitha ekipet kanë kaluar situata të ndryshme dhe ka qenë garë e fortë. Ky është kampionati spanjoll, duhet të japësh më të mirën në çdo ndeshje, duke shpresuar për më të mirën në fund. ormacioni? Kemi tre lojtarë në vëzhgim për gjendjen e tyre fizike. Do shohim gjendjen dhe do vendosim nesër në mëngjes. Nesër do jetë një finale, ku dy skuadrat luftojnë për qëllime shumë të rëndësishme dhe do japin shpirtin në fushë për të fituar ndeshjen. Shqetësimi më i madh? Nëse skuadra do më përgjigjet siç ka bërë në ndeshjet e fundit”, tha mes tjerash Simeone.