Një sasi rekord kokaine u kap në Kosovë në brendësinë e një kamioni. Mësohet se sasia prej 2 tonësh e 200 kilogramë kokainë kishte kaluar nga Porti i Durrësit por ka qenë nën vëzhgim nga policia.

Një kamion i kuq me targa 01 263 OD i ngarkuar me banane nga Amerika Latine, ishte nën vëzhgim nga policia prej 15 ditësh. Mësohet se sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.

Kjo është hera e tretë që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë. Nga 613 kilogramë të fshehura në bananet e Arbër Çekajt në prill u kapën 143 kilogramë po në portin e Durrësit, ndërsa më 1 prill babai i Arbërit, Selim Cekaj u arrestua pasi në kontenierët me banane në pronësi të tij u kapën 49 kilogramë kokainë.