Në Angli janë lehtësuar masat anti COVID-19 dhe pas kaq kohës njerëzit kanë pasur mundësi të dalin në restorante, të shkojnë në kinema e palestra.

Mirëpo, kryeministri anglez, Boris Johnson paralajmëroi britanikët që të jenë të kujdesshëm dhe se mund të ketë nevojë të rikthehen masat për shkak të variantit shqetësues në Indi.

Varianti COVID-19 i identifikuar për herë të parë në Indi është klasifikuar si një variant shqetësimi nga Britania dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, që do të thotë se ka disa prova që përhapet më lehtë, shkakton sëmundje më të rëndë dhe ndikimi i vaksinës mund të jetë më i vogël, shkruan AP.

“Numri i rasteve të variantit në Mbretërinë e Bashkuar mbetet i vogël, por shkalla e rritjes është e lartë”, tha Nick Loman, profesor i gjenomikës mikrobike në Universitetin e Birmingham.

Javën e kaluar, shkencëtarët thanë se ekziston një mundësi që varianti i Indisë të jetë 50 përqind më i transmetueshëm sesa varianti i parë i raportuar në Britani.

Johnson tha se njerëzit mbi 50 vjeç duhet të presin për një dozë të dytë vaksine nga 12 javë në tetë javë, për shkak të shqetësimeve në lidhje me përhapjen e shpejtë të variantit.