Trafiku në rrugët shtetërore po qarkullon pa ndërprerje nëpër rrugë kryesisht të lagështa, ndërsa intensiteti jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase nuk ka vonesa të gjata për hyrjen dhe daljen nga vendi, transmeton Alsat. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandon shpejtësinë e rregulluar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht u referohet seksioneve Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAMM gjithashtu kujton se rruga Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është akoma e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.