Këngëtarja, Ronela Hajati, ka qenë e ftuar në emisionin “Express Rozë” këtë javë, ku ka treguar rreth jetës së saj private, projekteve muzikore dhe se si e kaloi vitin e kaluar pa mbrëmje muzikore.

Ronela tregoi se tani është beqare dhe e lumtur, teksa nuk dëshiroj të fliste më shumë për lidhjen e saj me këngëtarin, Young Zerka.

“Për momentin jam beqare dhe e lumtur, jam e fokusuar për punën që e bej, nuk kam nerva të përgjigjem pyetjeve, ku je?, me kë je?, më dërgo foto?”, u shpreh këngëtarja.

E pyetur se a ishin këto arsyet e ndarjes, ajo i mohoj teksa shtoi se Zoti i ka fatet e shkruara për njerëzit.

“Nuk janë këto arsyet, po të ishin për kaq gjëra, këto janë gjëra banale, Zoti i ka të shkruara fatet për njerëzit, çfarë do të jetë për t’u bërë do të bëhet nuk e lëviz topi”, tha ajo në ExpressRozë.

Gjithashtu, tha se kur do të vij dita të gjej një djalë do ta tregoj, e që për momentin, këngëtarja është mjaft e kërkuar.

Këngëtarja ka treguar se është e fokusuar në projekte muzikore dhe së shpejti do të vijë me album, për më shumë ndiqeni intervistën.